Sipas gazetarit të Sky Sports, Dharmesh Sheth, Liverpool është i vendosur të rivalizojë Chelsean në garën për të nënshkruar mesfushorin e Brighton dhe Ekuadorit, Moises Caicedo, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Caicedo, 21 vjeç, ka qenë subjekt i interesit nga të gjitha klubet kryesore të Premier League që nga sezoni i tij i fundit me Brighton vitin e kaluar.
Brighton pagoi 5 milionë funte për të dhe mund të vendosë ta shesë atë për të paktën tetë herë më shumë, pasi shkatërruesi i mesfushës bëri përshtypje edhe për Ekuadorin në Kupën e Botës FIFA 2022./FolDrejt/