Roberto Firmino njoftoi se do të largohet nga skuadra angleze në fund të sezonit dhe kështu Liverpool do të duhet të gjejë një zëvendësues për të përpara sezonit të ardhshëm.
Tashmë, sipas Fichajes, të kuqtë kanë identifikuar Randal Kolo Muanin për të zëvendësuar Firminon. Megjithatë, do të jetë një betejë e vështirë pasi Parisi, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu ka të ngjarë të dërgojnë oferta për sulmuesin francez, transmeton Fol Drejt.