Sipas Fichajes, Liverpool është duke mbajtur një sy te anësori i Athletic Bilbao, Nico Williams, transmeton Fol Drejt.
Williams ka bërë përshtypje për Bilbaon këtë sezon me 8 gola në 14 ndeshje, gjë që ka bërë që ai të përfshihet në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës.
Liverpool së bashku me rivalët Manchester United do të monitorojnë performancën e Williams në Kupën e Botës. Me kontratën e tij që skadon në 2024, nëse ai i bën përshtypje klubit Merseyside, ata mund të bëjnë një lëvizje për të verën e ardhshme./FolDrejt/