Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se shtatë javë më parë nuk besonte se klubi i tij do të luftonte për një vend në Champions League, raportojnë mediat angleze.
Liverpool mbrëmë ka mposhtur Leicesterin me rezultat 3:0 jashtë shtëpisë në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës. Klubi nga Anfield Road aktualisht është në vendin e pestë në tabelë me 65 pikë.
“Detyra jonë është të vazhdojmë të presim, por kjo është gjithashtu më e mirë nga sa mund të prisnim. Gjashtë apo shtatë javë më parë, nuk e besoja se kjo do të ndodhte. Atëherë na mungonte cilësia”, tha Klopp, transmeton Fol Drejt.