Liverpool thuhet se është favorit për sensacionin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ylli 19-vjeçar i Anglisë është një nga talentët më të mirë në planet pasi kishte një botëror fantastik në Katar me Tre Luanët.
Bellingham ka qenë edhe më parë i lidhur me Liverpoolin, si dhe me Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City.
Sipas Sky në Gjermani, Reds janë aktualisht favoritët për të marrë mesfushorin. Trajneri i Reds, Jurgen Klopp, besohet se po insiston për të nënshkruar me Bellingham në verë. Ish-lojtari i Birmingham City është objektivi numër një i transferimit të Klopp, pasi ai kërkon të rindërtojë një mesfushë tashmë të plakur. /FolDrejt/