Skuadra e Liverpool ka fituar ndeshjen kryesore të javës së dhjetë në Premierligë kundër Manchester Cityt, shkruan Fol Drejt.
Liverpool fitoi me rezultat minimal 1-0 me të vetmin gol që e shënoi Mohamed Salah në minutën e 76-të.
Pas kësaj fitoreje, Liverpool ka 13 pikë nga nëntë takime dhe gjendet në pozitën e 8 në tabelë, ndërsa Man City mbetet në kuotën e 23 pikëve pas dhjetë ndeshjesh dhe ka katër pikë më pak se lideri Arsenal. /FolDrejt/