Liverpool është i interesuar për qendërmbrojtësin e RB Leipzigut, Josko Gvardiol, raporton Fabrizio Romano.
Mbrojtësi kroat, i cili shënoi kundër Manchester Cityt të mërkurën, për pak iu bashkua Chelseat verën e kaluar. Vlera e tij u ngrit në treg menjëherë pas Kupës së Botës. Tani, Liverpooli është ndër skuadrat që janë të gatshëm të paguajnë për të.
Siç tregoi humbja 5-2 në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, Liverpooli e sheh nevojën për këmbë të freskëta në mbrojtje dhe është i gatshëm të shpenzojë për të pasur një skuadër sa më të fortë, transmeton Fol Drejt