Liverpool është gati të konkurrojë me Chelsean për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit të Sporting CP Goncalo Inacio, sipas Fichajes, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit, 21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro në kontratën e tij dhe mbetet të shihet nëse klubi portugez është i gatshëm ta shesë lojtarin këtë verë. /FolDrejt/