Mirror pretendon se Mason Mount do të largohet nga Chelsea gjatë verës sipas të gjitha gjasave, me Liverpoolin duke u shfaqur si favorit pasi është spekuluar prej javësh tashmë se Reds janë shumë të interesuar për të nënshkruar me 24-vjeçarit si pjesë e revolucionit të mesfushës së tyre, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Chelsea po përpiqet të lidhë Mount me një kontratë të re, por ata nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin kërkesat e tij deri më tani, me një raund të ri bisedimesh që do të zhvillohet në verë. Megjithatë, Liverpool mund ta tundojë mesfushorin anglez për të zbarkuar në Anfield duke i ofruar atij pagë më të lartë. /FolDrejt/