Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Liverpool po planifikon të nënshkruajë me N’Golo Kante nga Chelsea sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori francez është në prag të largimit nga Stamford Bridge dhe Jurgen Klopp dëshiron të nënshkruajë me lojtarin për të forcuar mesfushën e tij.
Raporti sugjeron më tej se Kante është një objektiv kryesor përkrah Jude Bellingham në afatin kalimtar të verës për Reds.
Liverpool do të ketë konkurrencë nga Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid për nënshkrimin e ish-lojtarit të Leicester City. /FolDrejt/