Liverpooli e ka fituar derbin e javës së tretë në Ligën Premier ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.
The Gunners e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke kaluar ne epërsi në minutën e 25-të me anë të Alexandre Lacazette.
Por, The Reds u këndellën shumë shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sadio Mane tre minuta më vonë me një asistim të Mohamed Salah.
Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp vazhdoi me presion të lartë dhe arritën të përmbysnin rezultatin me golin e Andy Robertson të shënuar në minutën e 34-të.
Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga vendasit, që arritën të shënonin edhe një gol.
skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp e shënoi edhe golin e tretë me anë të Diogo Jotas në minutën e 88-të, që ishte ndeshja e parë e tij në fanellën e The Reds.
Në xhiron e katërt, Liverpooli takohet me Aston Villën, gjersa Arsenali do të ketë punë me Sheffield Unitedin.