Liverpool do të jetë në qendër të një beteje epike mes klubeve elitare evropiane për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham këtë verë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reds duket se do të përballen me Manchester Cityn dhe Real Madrid në ndjekjen e anglezit.
Me Dortmundin që kërkon rreth 150 milionë euro, Bellingham mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League. Si i tillë, Reds kanë lënë mënjanë një pjesë të parave të tyre të transferimit posaçërisht për të sjellë 19-vjeçarin në afatin e verës dhe po rritet besimi se do të fitojnë garën e transferimit të profilit të lartë, sipas Football Transfers. /FolDrejt/