Sipas Fichajes, Liverpool është i gatshëm ta shesë asin Mohamed Salah sezonin e ardhshëm pasi menaxheri Jürgen Klopp kërkon të rindërtojë skuadrën e tij pas paraqitjeve të mjerueshme këtë sezon.
Thuhet se PSG është klubi më i etur për nënshkrimin e egjiptianit nga Liverpool dhe janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Fol Drejt.