Sipas Football Transfers, Liverpool do të duhet të ndryshojë vëmendjen e tyre nga Teun Koopmeiners pasi Atalanta është kundër shitjes së mesfushorit të tyre holandez, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reds thuhet se po kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Nice, Khephren Thuram ose me Kouadio Kone të Borussia Monchengladbach. Mesfushorët aktualë të Jurgen Klopp po arrijnë majat e karrierës së tyre përkatëse dhe klubi anglez po kërkon zëvendësues më të rinj. /FolDrejt/