Sipas Liverpool Echo, Reds kanë dërguar skautët për të parë të riun e Ajax Mohammed Kudus në Kupën e Botës në Katar, transmeton Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Reprezentuesi ganez u paraqit në humbjen fatkeqe të ekipit të tij ndaj Portugalisë në ndeshjen hapëse.
Por sipas raportimeve, Jurgen Klopp i ka pasur sytë te Kudus që nga performanca e tij për Ajax në Anfield në Ligën e Kampionëve.
Trajneri gjerman po e mban një sy tek ai dhe mund të përpiqet ta sjellë në Angli qysh në janar. /FolDrejt/