Sipas Fichajes, Liverpool po mendon për të bërë një lëvizje për mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo në afatin e ardhshëm të transferimeve, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Raporti thotë se për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse të Todibos këtë sezon në Ligue 1 ai shihet nga Liverpool si një mbështetje ideale për Virgil Van Dijk dhe Ibrahim Konate.
Megjithatë, Liverpool do të përballet me konkurrencën nga Newcastle United dhe Manchester United për ish-produktin e akademisë së Barcelonës. /FolDrejt/