Sipas Marca, Liverpool do të “heqë dorë” nga ndjekja e superyllit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, pasi ka gjetur një alternativë më të lirë, futbollistin e Benficas, Enzo Fernandez, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mesfushori i Benficas ka qenë pjesë integrale e ekipit të Argjentinës që arriti të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, dhe thuhet se ka rënë dakord edhe për një parakontratë me Liverpoolin.
Një faktor tjetër janë paratë që klubi anglez duhet të paguajë për nënshkrimin e Bellingham. Mesfushori anglez do t’i kushtonte Reds 100 milionë funte, ndërsa ata mund të blejnë Enzon për vetëm 77 milionë funte.
Raporti sugjeron gjithashtu se Enzo Fernandez e ka lënë Jurgen Klopp të mahnitur duke bërë që taktikani gjerman t’i afrohet atij para Bellingham. /FolDrejt/