Liverpooli zyrtarizoi transferimin e mesfushorit ofensiv të Leipzig, Dominik Szoboszlai (22) duke aktivizuar klauzolën e tij të blerjes në vlerën 70 milionë euro, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Szoboszlai mbërrin në Anfield pas dy vitesh e gjysmë në Bundesligë me Leipzig, ku bëri 91 paraqitje në të gjitha garat dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Reds.
“Është vërtet shumë mirë. Më kanë shijuar ditët e fundit dhe mezi pres të njoh të gjithë më mirë. Tre ose katër ditët e fundit kanë qenë shumë të gjata; nuk ka qenë aq e lehtë. Por në fund unë jam këtu, jam i lumtur dhe mezi pres të filloj. Ky është një klub vërtet historik, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner. Për mua është perfekte të hedh hapin tjetër në një klub si ky. Tifozët , stadiumi, gjithçka është vërtet fantastike”, tha hungarezi pas nënshkrimit të kontratës.
Në Anfield, talenti dhe qëndrimi i Szoboszlai vlerësohen qartë, siç është aftësia e hungarezit për të luajtur në pozicione të shumta në mesfushë.
Pasi filloi karrierën e tij të profesionale në Liefering, Szoboszlai nënshkroi për Red Bull Salzburg në 2018 përpara se të bashkohej me Leipzig në 2021, pavarësisht interesimit nga Milan dhe Real Madrid.
Gjatë qëndrimit në Salzburg ka fituar katër herë titullin kampion austriak dhe tri herë Kupën e Austrisë.
Që kur u bashkua me Leipzig, ai ka fituar dy herë DFB-Pokal, dhe tani do të përpiqet të bëjë një tjetër hap përpara me Liverpool.
Mesfushori hungarez u bë nënshkrimi i dytë i ri i Reds në afatin kalimtar të verës, pas transferimit të Alexis McAllister nga Brighton. /FolDrejt/