Kryeministrja britanike Liz Truss tha sot në Parlament, duke iu përgjigjur kërkesave të deputetëve të opozitës që ajo të japë dorëheqjen, se ajo është “një luftëtare, jo dikush që dorëzohet”.
“Kam vepruar në interesin kombëtar për të siguruar stabilitetin ekonomik,” tha Liz Truss.
Truss, duke iu përgjigjur një pyetjeje të anëtarëve të opozitës të Partisë Laburiste në parlament, tha se ajo kishte vendime të vështira përpara saj dhe se i vjen keq për gabimet, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.