KF Llapi ka vazhduar me rezultate negative në Superligë ku sot pësoi humbje nga Trepça 89-të.
Kjo është humbja e dytë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina pasi humbi xhiron e kaluar nga SC Gjilani dhe edhe kjo humbje është me rezultat të njëjtë, 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Arb Manaj në minutën e 38-të. Llapi dominoi takimin në ndeshjen në vazhdim por nuk arriti që ta barazoi apo ta rikthej rezultatin.