Ish-portieri i kombëtares spanjolle, Iker Casillas ka reaguar pas postimit të tij rreth orientimit të tij seksual.
Në një postim përmes rrjetit social twitter, Casillas bëri bujë me lajmin se është homoseksual, transmeton Fol Drejt.
Kjo bujë madje u reflektua edhe përmes një tërheqje masive të fansave nga profili i tij i twitter, aq sa numri i ndjekësve ra prej 12 milionë në afërsisht 9.6 milionë.
Megjithatë, ish-portieri ka reaguar sërish, duke bërë të ditur se ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Casillas ka bërë me dije se llogaria e tij i është hakuar, kësisoj duke hedhur poshtë pretendimin se është homoseksual, për çka edhe i ka kërkuar falje komunitetit LGBT.
“Llogari u hakua. Për tani, është çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, shumë falje komunitetit të LGBT”, ka deklarua Casillas./FolDrejt/