Novak Gjokoviq është tërhequr nga Canadian Open, event ky i cili pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm në Toronto. Arsyeja e tërheqjes, sipas organizatorëve të turneut ka të bëjë: për shkak të lodhjes, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
36-vjeçari serb humbi një finale të Wimbledon me pesë sete nga numri një i botës, spanjolli Carlos Alcaraz, një javë më parë.
Ai do të zëvendësohet nga amerikani Christopher Eubanks në shortin kryesor.
“Gjithmonë e kam shijuar kohën time në Kanada, por pas bisedës me ekipin tim, ne besojmë se ky është vendimi më i duhur për t’u marrë” – tha Gjokoviq.
“Do të doja të falënderoja Karl Hale, drejtorin e turneut, për mirëkuptimin e këtij vendimi” – citohet të ketë thënë ai.
23 herë kampioni i Grand Slam-it, Gjokoviq, ka fituar katër herë turneun Masters të Torontos.
Turneu fillon më 7 gusht./FolDrejt/