Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Loja e madhe e naftës, çfarë ka ndryshuar?

3 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Federico Giuliani

“Il Giornale”

Për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me industrinë globale të naftës, dhe me çfarë pasojash do të përballet Evropa në të ardhmen e afërt, është e nevojshme të shohim se çfarë po ndodh në Lindje. Në fakt pikërisht atje do të zhvillohet loja e madhe e naftës ruse, e goditur aktualisht nga sanksionet e BE-së, por vetëm pjesërisht, në pritje të goditjes përfundimtare të planifikuar për në fund të këtij viti.

E detyruar ta identifikojë Azinë si rajonin e saj të ri tregtar kryesor pasi u izolua nga Evropa, Rusia i ka forcuar marrëdhëniet e saj me partnerët e vjetër dhe të rinj lokalë. Në rast se marrëdhëniet gjithnjë e më të forta ekonomike midis Moskës dhe Pekinit nuk janë befasuese, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aksin e ri ekonomik Moskë-Nju Delhi.

Ndërkohë, pavarësisht se e kanë dënuar Rusinë për luftën në Ukrainë, Japonia dhe Koreja e Jugut vazhdojnë të blejnë naftë nga Kremlini. Ashtu si Tajvani, që kohët e fundit u vendos në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për vizitën e Nancy Pelosit në ishull dhe reagimin e ashpër të Pekinit.

Lexoni edhe..

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

Porosit Web Porosit Web

Pra, Perëndimi dhe partnerët e tij, përfshirë ata në Azi, janë unanimë në akuzën e tyre ndaj Moskës për sulmin ndaj Kievit dhe shkaktimin e një konflikti të përgjakshëm. Por njëkohësisht ka nga ata që duket se nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë sistemet e tyre ekonomike dhe prodhuese, duke e privuar plotësisht veten nga lidhjet me rusët.

Duke lënë mënjanë SHBA-në, për të cilën ndikimi i embargos ndaj naftës ruse do të ketë një efekt dukshëm të kufizuar në krahasim me atë që do të ndodhë në Kontinentin e Vjetër, është interesante të përqendrohet vëmendja tek India, Koreja e Jugut, Japonia dhe Tajvani. Pa harruar edhe Kinën, e cila edhe pse nuk është pjesë e aleancës perëndimore, po kryen lëvizje tregtare që do të prekin sektorin botëror të naftës.

Nëse çmimi i naftës ka rënë kohët e fundit, kjo ka ndodhur sepse India dhe Kina e kanë rritur blerjen e naftës së papërpunuar nga Rusia, dhe në të njëjtën kohë kanë reduktuar blerjen e naftës nga vendet e treta. Kjo gjë i ka detyruar prodhuesit e tjerë, përfshirë Arabinë Saudite, që të ulin çmimet e tyre.

Le të marrim tani rastin e Indisë, ku Moska po e dominon tregun vendas të naftës, madje duke tejkaluar edhe peshën që kanë vendet saudite dhe të OPEC sa i përket blerjes së burimit të çmuar të energjisë. India, vendi më i madh importues i naftës në botë ( 85 për qind e naftës importohet nga jashtë), ka gjetur një partner të përsosur tek Rusia.

Sipas asaj që raporton Bloomberg, në 3-mujorin e dytë të këtij viti, pra nga prilli në qershor, qeveria indiane e ka blerë naftën ruse me një çmim më të ulët se ai që e ofron Arabia Saudite. Ndërkohë, Nju Delhit iu bë një tjetër ofertë për një sasi të madhe nafte ruse me një çmim të ulur deri në 19 dollarë për fuçi.

Një muaj më vonë, në qershor, Rusia ia kaloi Arabisë Saudite duke u bërë furnizuesja e dytë më e madhe e naftës në Indi pas Irakut. Pra meqë lufta në Ukrainë e detyroi Rusinë të gjente tregje të reja në të cilat ta eksportojë naftën e saj, me çmime më të volitshme, India përfitoi nga situata duke u bërë si një nga klientët kryesorë të Moskës. Në këtë mënyrë, ajo garantoi një efekt pozitiv në ekonominë e saj.

Ndërkohë, Kremlini është bërë furnizuesi më i madh i naftës edhe për Kinën. Sipas të dhënave të bëra publike nga Administrata e Përgjithshme Doganore e Kinës, në korrik, rafineritë e pavarura të vendit komunist i rritën sasitë e naftës së blere me çmim të ulur nga Moska, duke reduktuar importet nga furnizuesit rivalë si Brazili dhe Angola

Në përgjithësi, importet e karburanteve fosile të Kinës nga Rusia vazhdojnë që të rriten. Pekini bleu naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të katërtin muaj radhazi, duke shënuar rritje vjetore respektive prej 7.6 për qind (në rreth 7.14 milionë tonë) dhe 20.1 për qind, duke kaluar 400.000 ton.

Importet kineze të naftës nga Rusia që nga fillimi i këtij vitit arritën në 48.45 milionë tonë, 4.4 për qind më shumë se një vit më parë, por mbetet ende pas atyre të Arabisë Saudite, e cila e furnizoi Kinën 49.84 milionë tonë, ose 1 për qind më pak se një vit më parë. Kësisoj, falë Kinës, kompania ruse e naftës Rosneft është bërë një nga kompanitë më të mëdha në botë, ndërsa kërkesa e Indisë për naftën ruse e ka lejuar Moskën të rrisë eksportet e naftës së papërpunuar në Nju Delhi nga rreth zero në 1 milionë fuçi në ditë.

Ndaj ka ardhur koha të përmblidhet strategjia që ka në mendje Evropa. Embargoja e BE-së për importet e naftës ruse që vijnë përmes rrugëve detare, do të hyjë në fuqi midis dhjetorit dhe janarit. Në qershor, Këshilli miratoi një paketë prej 6 sanksionesh ku ndër të tjera “ndalon blerjen, importin apo transferimin e naftës bruto dhe produkteve të caktuara të naftës nga Rusia në BE”.

Por këto kufizimet do të hyjnë gradualisht në fuqi: brenda 6 muajve për naftën bruto dhe brenda 8 muajsh për produktet e tjera të rafinuara të naftës. Ndërkaq, ekziston një përjashtim i përkohshëm për importet e naftës së papërpunuar që vjen përmes linjave tokësore drejt vendeve anërtare, të cilat për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, vuajnë nga një varësi specifike nga furnizimet ruse dhe nuk kanë alternativa të mundshme.

Sipas Brukselit, deri në fund të vitit këto kufizime do të mbulojnë gati 90 për qind të importeve të naftës ruse në Evropë, duke ulur ndjeshëm fitimet e Rusisë nga ky sektor. Më pas BE-ja do të duhet të kërkojë furnitorë të rinj të aftë të zëvendësojnë Kremlinin (nga Nigeria në Angola nëpërmjet Kamerunit).

Ndërkohë në Azi, partnerët kryesorë perëndimorë vazhdojnë të importojnë naftë nga Rusia. Siç theksoi Asian Nikkei Revieë, në 5 muajt pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani importuan një total prej 5.5 miliardë dollarësh lëndë djegëse fosile nga Moska.

Kjo tregon varësinë e madhe të këtyre vendeve nga lëndët e para ruse, së cilës është pothuajse e pamundur që t’i jepet fund. Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, vlerëson se Japonia importoi 2.6 miliardë dollarë qymyr, naftë dhe gaz rus midis 24 shkurtit dhe 31 korrikut. Koreja e Jugut ka rreth 1.7 miliardë, ndërsa Tajvani 1.2 miliardë dollarë importe në të njëjtën periudhë.

Kështu, Seuli, Tokio dhe Taipei kanë kontribuar me rreth 1 miliardë dollarë në muaj në buxhetin federal të Rusisë. “Kur të hyjnë në fuqi sanksionet e vendeve të BE-së për qymyrin dhe naftën ruse në fund të këtij viti, vendet e Azisë Lindore do të mbeten në thelb klientet kryesore të lëndëve djegëse fosile ruse”- thotë Lauri Myllyvirta, studiuesi kryesor i institutit kërkimor CREA.

Tags: GaziluftanaftaRusiaUkraina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor

Lajmi tjetër

Video/ Kur peshkaqeni kërcen papritmas në varkën e peshkatarëve

Të ngjajshme

BUJQËSI

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

29 Nëntor, 2023
BUJQËSI

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

8 Nëntor, 2023
EKONOMI

Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

6 Nëntor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM