Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Loja me libra në kurriz të fëmijëve, prindërit e mllefosur me Nagavcin

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Fillimi i vitit të ri shkollor, po shoqërohet me probleme. Ndryshe nga viti i kaluar, ku për një muaj nuk u çelën dyert e shkollave shkaku i grevës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kësaj radhe procesi mësimor ka nisur më 1 shtator. E megjithatë, një problem tjetër ka nxjerr krye: ai i teksteve shkollore, shkruan Fol Drejt.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MAShTI), nuk ka arritur që t’i sigurojë librat për nxënësit, për ç’gjë ka nxitur debate dhe pakënaqësi në opinionin publik.

Çfarë po i shkruajnë prindërit Ministres Nagavci, e cila i uroi ata dhe nxënësit me rastin e 1 shtatorit?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Lajmi që MAShTI nuk ka arritur tua sigurojë librat nxënësve, u dha dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Në një konferencë për shtyp Ministrja Arbërie Nagavci tha se ndër arsyet që e shtynë ministrinë të mos i blinte tekstet direkt nga shtëpitë botuese, ishte edhe çmimi i tyre:

“Kemi parë kontrata të negociuara, dhe jo rrallë ka pasur keqpërdorime e abuzime dhe të njëjtat i kemi adresuar. Ka pasur dallime të çmimeve të teksteve shkollore. Kemi pasur dallime për tekstet e të njëjtës klasë nga shtëpi të ndryshme.”

Por ajo paralajmëroi se shuma e mjeteve të destinuara për këto libra, do t’iu kalonte prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve, ndërsa ata do të detyrohen që të aplikojnë për to nëpërmjet platformës E-Kosova.

E gjithë kjo ka ngritur mjaft pakënaqësi, dhe për rrjedhojë, komentet s’kanë qenë aspak pozitive në adresë të ministres.

Sot kur ajo ua urojnë prindërve dhe nxënësve fillimin e vitit të ri shkollorë, mjaft qytetarë e kritikuan atë për vendimin, duke u shprehur të mllefosur dhe duke thënë se ky vendim, është larg së qeni i drejtë dhe i duhur.

“Më së paku ishte dashtë me dal ti dhe me i uru nxënësit” – ka komentuar një qytetar te muri i ministres në llogarinë e saj në Facebook. Në vijim ai ia ka renditur arsyet se pse ajo nuk ka pasur të drejtë t’i urojë ata:

“Si mundesh me i uru për vit të mbarë, kur me vepra tregon se mësimi është si një cirk që s’ka fare rëndësi. Viti i kaluar me shumë vonesa, e ky vit pa libra. (2 vite me ngatërresa).

  1. Ku ishe në muajt Qershor, Korrik e Gusht për rregullimin e kësaj forme të cilën e keni zgjedhur që prindërit të merren me blerjen e librave. Cilado qoftë arsyeja, apo interesi i shtetit, me këtë punë fillove të merresh në fund të muajit Gusht, a nuk është Turp.
  2. Si është e mundur që zgjedh një opsion të cilin kinse për ta ruajtur shtetin, ti obligon cdo prind të hargjoj kohë e para, ku detyrohen nga fshatrat e ndryshme të len punën, e të dalin e të ndjekin librarit e ndryshme për kompletimin e librave.
  3. Pse gënjen se 50 euro janë për libra, kurse 30 euro për materiale shkollore, kurse vetëm librat e kalojnë vlerën prej 80 euro.
  4. Gjithqysh ishte dashtë që kjo punë të ishte e rregulluar më së largu deri në fund të muajit Korrik, dhe së paku ishte dashtë vlera të jetë 100 euro.
  5. Prandaj është turp me dal dhe me uru për një vit të mbarë. Nuk e di si është e mundur që as nuk të shkarkojnë, e as nuk jep dorëheqje. Ne duhet të urojmë për çdo vit: URIME VITI I CUDIRAVE.”

Komente të tjera edhe më negative vërshuan murin e Nagavcit, duke dëshmuar se pakënaqësia në lidhje me vendimin për të mos i blerë librat sivjet, është njëmend e madhe.

Bëhet fjalë për shuma të majme parash

Sipas të dhënave të ministrisë, deri më tani për këto shuma kanë aplikuar një numër i madh i prindërve. Këtë e konfirmoi vetë Ministrja Nagavci para disa ditësh, ndërsa njoftoi se “kemi përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.”

E aplikimi, ndërkohë, po shoqërohet me mjaft probleme teknike. Shumë prindër thonë se u është dashur të presin për orë të tëra, meqë platforma duket se është mbingarkuar nga kërkesat e shumta.

Përndryshe, vlera e saktë e ofertave të Operatorëve Ekonomikë (Shtëpive Botuese) të ofruara gjatë procedurave të tenderimit në procesin për furnizimin me tekste  shkollore, nuk dihet. Në një reagim të Shtëpisë Botuese Dukagjini, thuhet se kësaj radhe ata u ofruan me një ofertë 4% më të ulët se sa në vitin 2022:

“Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.”

Nga të dhënat e arkivuara nga procedurat tenderuese, del që kjo shtëpi, ishte ndër “më të përkëdhelurat”, për sa u përket librave shkollorë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Fol Drejt, vendimi i Autoritetit Kontraktues për “Furnizim me tekste  shkollore sipas programeve të reja mësimore për vitin   shkollor 2022  2023  për klasën e 1-9”, kishte shpërblyer me kontratë disa operatorë.

Shtëpia Botuese Dukagjini kishte përfituar hiç më pak se 9 474 642,50 euro, nga kontrata. Albasi, Libri shkollor, Magjia e librit, Pegi, Luarasi, e Berati ishin përfituesit e tjerë. E deklarata e ministres rreth kontratave “të negociuara” dhe dyshimeve për “keqpërdorime e abuzime” nuk ishte aq e qartë. Duke qenë se vitin e kaluar, nën drejtimin e së njëjtës ministre janë lidhur kontrata me të njëjtit operatorë, nuk dihet në dyshimet e saj për keqpërdorime kanë të bëjnë me vitin paraprak, apo për vitet e mëhershme.

Hë për hë, një numër i madh i prindërve, ende nuk ia ka dalë t’i sigurojë mjetet e premtuara nga ky institucion, për fëmijët e tyre./FolDrejt/

Tags: Arbërie NagavciFol DrejtMASHTI
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Slavoj Zhizhek për Rusinë dhe Izraelin: Racizmi, historia e rreme dhe ideja e super-ushtarëve homoseksualë të frymëzuar nga komiket e Marvel

Lajmi tjetër

Video/ Sytari flet për vlerën që ka vlera e leximit të dy sureve El Bekare dhe Ali Imran

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM