Redaksia e foldrejt.com
Maqedonia Veriore ndodhet në zgjedhje përherë të parë që pas ndryshimit të emrit. Zgjedhjet e së dielës janë një test për qeverinë socialedemokrate, por falë taktikave të mësuara prej ekperiencës, Ali Ahmeti rrezikon vërtet zgjedhjet e së dielës, informon foldrejt.com.
“Është në pikëpyetje nëse do kenë sukses zgjedhjet e së dielës,” shkruan media e djathtë vjeneze “Die Presse”.
Kjo nuk lidhet me atë se kush do marrë më shumë vota, por me ligjet e votuara përpara rreth dhjetë vitesh, që dikur partitë maqedonase i shfrytëzonin kundër shqiptarëve, kurse së fundi Ali Ahmeti po (keq)përdor kundër ‘kryeneçësisë’ së Zoran Zaevit.
Rezyme e shkurtër
Na kujtohet shumë mirë që përpara pesë vitesh, PDSH dhe BDI kryenin deklarata të ngjashme kundër protestave anti-qeveritare dhe çudia më e madhe ishte se edhe deklaratat për shtyp kishin të njëjtat gabime drejtshkrimore. Me të drejtë, atëkohë u shpërnda ideja se partitë shqiptare ishin dora e zgjatur e Nikola Gruevskit.
Për të vërtetuar këtë, e dimë shumë mirë se BDI bojkoti zgjedhjet, që shqiptarët të mos e votonin me shumicë “Pendarovskin”, kurse PDSH doli në zgjedhje, për të mbështetur kundërkandidatin Gjorgje Ivanov, por mbi të gjitha edhe për të arritur pragun e 40 përqindëshit në raundin e dytë.
Për të qenë të sukseshme zgjedhjet, në raundin e parë duhet të dalin 50 përqind të votuesve, kurse në raundin e dytë zgjedhor mbi 40 përqind të votuesve ose në shifra 723 mijë votues. Mjaft e lartë duke pasur parasysh se Maqedonia me 1.8 milion votues të regjistruar, rreth 400-500 mijë i ka jashtë shtetit. Për krahasim: në referendum dolën 36 përqind e votuesve.
Çfarë ndodh në zgjedhjet e fundit presidenciale?
Ashtu siç e quante prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, se Ali Ahmeti është një strateg dhe që nga eksperianca ka arritur ta lexojë mirë politikën, kjo mund të shihet edhe me veprimet e tij në zgjedhjet e së dielës. Një shpagim për pesë vitet e kaluara.
Siç diskutohet gjithandej, Ahmeti nxjer një kandidat të pavarur, që mbështetet nga dy parti opozitare, kurse në kampin maqedonas si në përgjithësi garojnë dy kandidatë: nga VMRO dhe SDSM.
Për të mundësuar raundin e dytë zgjedhor, Ahmeti gatoi një kandidat të pavarur – normalisht i pavarur, që të mos përballet edhe me opozitën gjithmonë në ngritje.
Në raundin e dytë zgjedhor, BDI sipas gjitha gjasave, por edhe shqiptarët në përgjithësi, nuk do kenë motiv për të dalë në zgjedhje dhe nuk do arrihet kuorimi prej 40 përqind. Në këtë rast, sipas ligjeve të tanishme të shtetit të Maqedonisë Veriore, detyrën e presidentin e ushtron kryeparlamentari, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që mund të mbaheshin pas gjashtë muajsh. Pra president zgjidhet Talat Xhaferi.
Kjo shihet një ëndërr e Ahmetit, që edhe kulturorja gjermane Die Zeit, në 2002 parashihte se presidenti në Maqedoninë Veriore mund të ishte shqiptar në 2024, kjo falë edhe natalitetit. Megjithatë, pa natalitet, por me eksperiencën politike, Ahmeti mund t’ia arrijë qëllimit më përpara.
Përfundimi
Ahmeti vërtet është lojtar i madh dhe i vetmi politikan shqiptar që dije të përballet me ‘kryeneçësinë’ e Zoran Zaevit, që defakto shkërmoqi votën shqiptare. Ahmeti amnistoi Trajko Veljanovskin për t’i treguar se ekziston. Ahmeti po tregon se vërtet po ecin proceset shqiptare – flamuri dhe gjuha. Kur udhëton nga Gostivari në Kërçovë, ke pështypjen se udhëton nga Peqini në Librazhd. Megjithatë të rinjtë do vazhdojnë të ikin dhe ashtu siç thoshte Ahmeti në bisedat sekrete – “rrezikojmë të kthehemi në lider të pleqve”. Për të qëndruar të rinjtë, duhet Ahmeti të luftojë korrupcionin dhe nepotizmin brenda partisë së tij. Në këtë pikë, ai ka dështuar prej në 2001./Foldrejt.com