Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi se “do të kërkohen mënyra” që rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë si “sportistë neutralë” në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”.
Në njoftimin e IOC, pas takimit të bordit me palët e interesuara për organizimin e “Paris 2024”, u theksua se është trajtuar gjendja e pjesëmarrjes së sportistëve rusë dhe bjellorusë në turne, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në mbledhje, sipas vendimit të marrë në mënyrë unanime, nuk do të mbështetet ndalimi i pjesëmarrjes së atletëve në organizim për shkak të pasaportave të tyre. Do të kërkohen mënyra që rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë si sportistë neutralë në “Paris 2024”.
Për të marrë pjesë në “Paris 2024”, atletët e këtyre vendeve nuk duhet të shfaqin sjellje që mban qëndrim kundër misionit të paqes të IOC që mbështet Ukrainën në luftë.
Gjithashtu u arrit marrëveshje për vazhdimin e sanksioneve të vendosura më parë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, që parasheh moslejimin e organizimit të aktivitete ndërkombëtare sportive, mos ngritjes së flamujve të tyre në turnetë sportive si dhe moslejimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të tyre.
“Pjesëmarrja e sportistëve rusë dhe bjellorusë, veçanërisht në Lojërat Olimpike 2024 me statusin e atletëve neutralë, është një situatë që do të mbështesë përpjekjen brutale të shtetit rus për vazhdimin e luftës”, thuhet nga Federata e Atletizmit të Ukrainës, duke dënuar deklaratat e IOC./FolDrejt/