Barcelona do të nisë stërvitjet të premten për t’u përgatitur për rinisjen e sezonit në La Liga.
Të gjithë lojtarët e Barcelonës, edhe stafi teknik, që janë testuar të mërkurën për COVID-19, kanë rezultuar negativ, mëson GOAL nga burime të sigurta. I vetmi lojtar i skuadrës së parë që nuk është testuar për COVID-19 është i dëmtuari, Ousmane Dembele, për të cilin raportohet se do të testohet të hënën.
Përgjigja negative i jep Barcelonës dritën e gjelbër për nisjen e stërvitjeve të premten, derisa La Liga shpreson të rinisë sa më parë sezonin për ta përfunduar atë para fundit të korrikut.