Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Roma luajti 0:0 në mysafirë ndaj Bayer Leverkusenit, e mbrojti rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë dhe kaloi në finalen e këtij kompeticioni. N
Jose Mourinho ngriti një “bunker” para portës së tij, i cili ishte i rrethuar nga lojtarët vendas për të gjithë 90 minutat. Goditjen e vetme në portë Roma e pati në minutën e 1-të dhe në fund të ndeshjes kishte vetëm 28 për qind të topit në posedim. Por gjermanët nuk i thyen dot italianët edhe pse patën 22 goditje.
Pas ndeshjes, lojtarët e Bayer Leverkusenit folën për lojën e skuadrës së Mourinhos.
“Është turp që shpërblehet ky stil loje duke shkuar në finale të një kompeticioni kaq cilësor. Është e shëmtuar. Është e shëmtuar edhe për futbollin. Urime kundërshtarit që e arriti golin në mënyrë të neveritshme”, tha Kerem. Demirbay.
“Nuk e meritonim të eliminoheshim nga një skuadër që nuk ka lidhje me futbollin, çuditem si ka mundësi të eliminohemi prej tyre… Çmenduri që një ekip i tillë luan në finale”, tha Nadiem Amiri.
Simon Rolfes gjithashtu kritikoi lojën e Romës.
“Gjithmonë ishte dikush nga skuadra e Romës i shtrirë në fushë sepse ishte ‘lënduar rëndë’. Mendoj se të gjithë tifozët e Bayer do të mbështesin Sevillan në finale. Është për të ardhur keq që një stil i tillë loje çon në sukses.”, tha ai, transmeton Fol Drejt.