Të gjithë lojtarët në skuadrën e West Ham do të përballen me ulje të konsiderueshme të pagave nëse klubi bie nga Premierliga, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi mbajti politikat e mëparshme të futjes së shkurtimeve të pagave në kontrata në rast të një rënie nga liga pavarësisht përfundimit të tyre në vendin e gjashtë dhe të shtatë në dy sezonet e fundit, që do të thotë se nënshkrimet e reja si Gianluca Scamacca, Lucas Paqueta dhe Emerson Palmieri do të shihnin të gjithë pagat e tyre në rënie. /FolDrejt/