Vitaliy Mykolenko nuk është përmbajtur ndaj futbollistit të kombëtares së Rusisë, kapitenit Artem Dzyuba. Shkak është bërë lufta që po bëhet në Ukrainë.
Lojtari i Everton, i cili bëri xhiron e internetit pas përqafimit me Zinchenko, është treguar i ashpër ndaj lojtarit rus, për shkak se nuk po mban asnjë qëndrim.
“Ndërkohë që ti bastardi Dzyuba hesht, bashkë me shokët e tu të poshtër të skuadrës, civilët vriten në Ukrainë.
Do të qëndrosh i fshehur në një vrimë për gjithë jetën tënde dhe më e rëndësishmja, për gjithë jetën e fëmijëve të tu. Jam shumë i lumtur që askush nuk do tua falë kurrë, bastardë”, shkruan Mykolenko në Insatgram