Gjatë këtij muaji lojtarë të shumtë të ekipeve të mëdha të futbollit kombëtar e ndërkombëtar kanër bërë të ditur transferimin e tyre nga ekipet e tyre përkatëse.
Midis tyre edhe Alexis Sanchez, pas tri viteve qëndrimi në ekipin e madh italian, ka vendosur të largohet transmeton Fol Drejt.
Sulmuesi i Interit ka kontratë me ekipin deri në verën e vitit 2023, por ai ka vendosur të largohet shkaku i hapësirave.
33-vjeçari tani ka para vetës dy oferta të rëndësishme për të vazhduar edhe më tej karrierën e tij në Evropë.
Ekipi francez Olympique Marseille dhe ai turk Galatasaray kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Inter mund ta shkëpusë kontratën me lojtarin vetëm e vetëm që të lirohet nga paga e tij prej tetë milionë euro bruto në sezon. /FolDrejt/