Edin Dzeko mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim tek kjo skuadër.
Sulmuesi boshnjak iu bashkua Neroazzurëve nga Roma në verën e vitit 2021, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Giuseppe Meazza.
Ardhja e Romelu Lukakus dhe Paulo Dybalas bën që Dzeko të ketë hapësira edhe më të vogla te Interi për edicionin e ardhshëm.
E përditshmja spanjolle Sport ka raportuar se për boshnjakun interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Valencia.
Dy trajnerët, Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Gennaro Gattuso i Valencias e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë sulmuesin boshnjak dhe dëshirojnë ta kenë në radhët e veta.
Vlen të theksohet se edicionin e fundit Dzeko me Interin u paraqit në 49 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/