Federico Gatti nuk ka luajtur asnjëherë në Serie A, ndërsa ka punuar në supermarket dhe si murator para se të kalonte te Juventusi, ndërsa sonte do e nis si statues ndeshjen e Italisë kundër Anglisë.
Mbrojtësi nuk ka luajtur kurrë për Italinë në nivel të rinjve apo të lartë, ndërkohë që nuk ka bërë ende debutimin e tij në Serie A, pavarësisht faktit se do të jetë 24 vjeç në fund të këtij muaji.
Pjesa më e madhe e karrierës së tij e kaloi në Serie C dhe ligat gjysmë profesionale të Serie D, që do të thotë se ai duhej të punonte për të siguruar jetesën.
“Kam pasur shumë punë, nuk do ta harroj kurrë të kaluarën, në fakt më jep forcë në momente të vështira për të vazhduar”.
Tani ai është në 11-shen startuese për Italinë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Anglisë.
Azzurrët janë në krye të grupit të tyre pas barazimit 1-1 me Gjermaninë dhe fitores 2-1 ndaj Hungarisë. /Telegrafi/