Futbollisti i Tottenhamit, Rodrigo Bentancourt ka këputur ligamentet e përparme të kryqëzuara të gjurit, njoftoi sot klubi londinez.
Në njoftimin për shtyp thuhet se futbollisti uruguaian do t’i nënshtrohet së shpejti një operacioni dhe më pas Bentankur do t’i nënshtrohet rehabilitimit.
Mediat britanike kujtojnë se Bentancourt ka pësuar një nga lëndimet më të rënda sportive dhe pritet që lojtari i Tottenham të jetë jashtë fushës për të paktën shtatë muaj, transmeton Fol Drejt.