Futbollisti Ardian Ismajli me origjinë nga Kosova, i cili luan në Serie A, është përzgjedhur si pjesë e ekipit më të mirë në Evropë, krahas lojtarëve Messit dhe Neymar-it, shkruan Fol Drejt.
Lajmin për të e ka bërë të ditur vetë babai i tij Ilmi Ismajli, i cili duket të jetë ngazëllyer nga suksesi i të birit.
Ismajli i cili luan për Empolin, është bërë pjesë e kësaj liste të ngushtë, falë paraqitjeve të dinjitoze në javët e para në një ndër ligat më të forta në Evropë, në Serie A./FolDrejt/