Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në ndeshjen mes Nasaraua Junajtid dhe Kacina Junajtid.
Lojtari i Nasaraua, Chieme Martins, pas një përplasje në fushë me kundërshtarin e tij, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa futbollisti në fjalë është transportuar menjëherë në spital, por kur mbërriti aty kishte ndërruar jetë.
Mbi rrethanat e kësaj ngjarje ka versione të ndryshme, teksa dëshmitarët thonë se Martins u rrëzua dhe ndërroi jetë pas një përplasje me kundërshtarin, ndërsa presidenti i Kacina thotë të kundërtën: “Nuk kishte asnjë përplasje, Martins thjesht ra në tokë ndërkohë që ishte i vetëm”.