Andi Hoti, zyrtarisht, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Freiburg.
Kosovari, i cili ishte pjesë e skuadrës së njohur Inter, për një sezon, do të luajë në Gjermani në formë huazimi.
Ai me zikaltërit kishte kontratë deri në verën e vitit 2024.
Hoti do të jetë pjesë e ekipit U-23 të gjermanëve, të cilët garojnë në ligën e tretë.
Lojtari shqiptar këtë verë provoi edhe stërvitjen me ekipin e parë të Interit, ku u vu në urdhrat e Inzagit për përgatitjet për nisjen e sezonit të ri.