Policia arrestoi nëntë persona që morën pjesë në protesta në Londër të shtunën duke kërkuar që qeveria të ndryshonte legjislacionin e planifikuar që do të rrisë kompetencat e policisë.
Më shumë se 1.000 njerëz marshuan nëpër Londrën qendrore dhe brohorisnin “Kill the Bill” jashtë ndërtesave qeveritare, si dhe vallëzuan nën muzikë të luajtur nga një autobus.
Një deklaratë e policisë tha se nëntë persona ishin arrestuar dhe oficerët po “vazhdonin të angazhoheshin” me protestuesit të cilët ishin mbledhur në një park në jug të Londrës pas marshimit.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në qytete të tjera në Angli dhe Uells, duke përfshirë Bristol, i cili pa disa ditë përplasje midis protestuesve dhe policisë në Mars.
Sipas legjislacionit të ri, qeveria britanike dëshiron të rrisë kompetencat e policisë për të bllokuar protesta jo të dhunshme të cilat kanë një “efekt përçarës” në publik ose parlament.
Shumë protestues të Shtunën thanë se nuk kishin besim në polici për t’i mbrojtur ata dhe se ligjet e reja do t’u jepnin autoriteteve shumë fuqi për të mbyllur protesta të vështira politike si ato nga Black Lives Matter.
“Unë jam vërtet i frikësuar nga fakti që ata duan ta bëjnë protestën një vepër të arrestueshme,” tha terapist 30-vjeçar Jade Rea. /FolDrejt/