Për shkak të kurorëzimit të sotëm të mbretit britanik Charles III, një numër i madh rrugësh në qendër të Londrës u mbyllën, dhe nga ora pesë e mëngjesit të sotëm një pjesë e madhe e Westminsterit u rrethua, duke u shtrirë nga Thames në Mayfair. duke mbuluar St. James’s Park dhe Green Park.
Rrugët në bregun jugor të Thames, kryesisht rreth stacionit Waterloo, janë gjithashtu të mbyllura, si dhe argjinaturat Victoria dhe Albert në veri dhe në jug të lumit, raportoi sot BBC, përcjell Fol Drejt.
Rreth 5,000 anëtarë të forcave të armatosura mbërrijnë në Londër me trena të pajisur posaçërisht nga vende të tilla si Farnborough, Tring dhe Aldershot./FolDrejt/