Rreth 200 persona janë shtruar në spital pasi dyshohet se kanë vuajtur nga helmimi me monoksid karboni në një festë Krishtlindjesh në Londër, raporton Daily Mail.
Një anëtar i stafit të spitalit, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për Daily Mail se “incidenti” besohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma në restorantin Gokyuzu në lagjen Waltham Forest në Londër, përcjell Fol Drejt.
Siç tha ai, të shtruarit në spital, të cilët morën pjesë në festën e Krishtlindjes, fillimisht besuan se kishin pasur helmim nga ushqimi./FolDrejt/