Suedia dhe Finlanda mund të bëhen anëtare të NATO-s që në fillim të kësaj vere, raportoi sot e përditshmja londineze London Times, duke cituar burimet e saj.
Sipas gazetës, pritet që Finlanda së pari të aplikojë për anëtarësim në qershor, e ndjekur nga Suedia.
Aty thuhet se qeveritë e Suedisë dhe Finlandës kanë bashkëpunuar për të arritur një konsensus për këtë çështje, por vendimi përfundimtar do të merret në mënyrë të pavarur nga secili vend./FolDrejt/