Nga sot, anglezët janë pak më të lirë, edhe pse ende nuk mund të përqafohen.
Britania e Madhe ka nisur daljen nga izolimi e tani do të lejohen takimet në ambiente ne hapura, ose kopshte me maksimumi 6 persona apo dy familje. Masat e distancimit fizik vazhdon të mbetet në fuqi.
Po kështu sportet në ajër të pastër, edhe pse dyqanet, parukierët, pub-et dhe restorantet do të duhet të presin deri në 12 prill, edhe pse do të mund të dilet për të ngrënë në vende të hapura. Për të parën herë në këto 6 muajt e fundit, Londra nuk shënoi asnjë vdekje nga koronavirusi. Edhe infektimet e reja janë në shifra të ulëta.
Qeveria nuk zbutet megjithatë përsa i takon pushimeve jashtë kufijve. 5 mijë paund është gjoba për këdo që përpiqet të largohet nga vendi nëse nuk ka ndonjë arsye urgjente.