Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë 20 AS-90 dhe dhjetëra mijëra granata, shkruan British Express, duke cituar burime të paidentifikuara.
Thuhet se 45 mijë granata me eksploziv të lartë të prodhimit britanik do të dërgohen në Ukrainë dhe se obuset dhe granatat do të transferohen fillimisht në Poloni, ku ushtarët ukrainas do t’i nënshtrohen stërvitjes në mënyrë që t’i përdorin ato.
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi javën e kaluar se Londra do të dërgonte artileri në Ukrainë dhe pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të dërguar armë me fuqi më të madhe zjarri në Kiev, për të kundërshtuar ofensivën e Rusisë në Donbas./FolDrejt/