Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, u tall me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Chelsean duke thënë se “Londra është e kuqe” pas fitores së skuadrës së tij të dielën, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Qendërmbrojtësi shënoi golin vendimtar teksa Arsenali fitoi 1-0 në derbin e Londrës, dhe ai shfrytëzoi rrjetin soccia; Twitter për të tallur kundërshtarët e tyre. Ish-kapiteni i Arsenalit Aubameyang kishte deklaruar se nuk ishte “asgjë personale” në reklamat televizive që promovonin ndeshjen, një mesazh që Gabriel ia hodhi përsëri në fytyrë pas ndeshjes.
Gabriel postoi: “Asgjë personale .. Londra është e kuqe”.
NOTHING PERSONAL .. LONDON IS RED ❤️
— Gabriel Magalhaes (@biel_m04) November 6, 2022
Kjo është një fitore e madhe për Arsenalin, i cili riktheu vendin e parë në Premier League dhe tani qëndron dy pikë larg kampionit Manchester City. Ndërkohë, Chelsea është në vendin e shtatë në tabelë dhe tani është 13 pikë larg liderit.
Arsenali është skuadra e parë që fiton 10 ndeshje në Premier League si mysafir i Chelsea-t, ndërsa ata janë vetëm skuadra e dytë vizitore që fiton tre ndeshje radhazi në Stamford Bridge. Ekipi i fundit që e bëri këtë ishte Blackburn Rovers midis 1993-94 dhe 1995-96.
Dy skuadrat janë sërish në aksion në mesjavë, ndërsa fillon raundi i tretë i Kupës Carabao, me Arsenalin që pret Brightonin dhe Chelsea që viziton Manchester Cityn. /FolDrejt/