Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën.
Kështu shihen në pamjet të cilat tregojnë se kjo nuk është hera e parë që qendra e qytetit ka një pamje të tillë.
Sipas tyre, lopët kullosin në këtë vend pothuajse çdo ditë.
E në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i komunës së Pejës, Fatmir Asllani i cili tha se komuna po merret intensivisht me këtë çështje.
Ai u shpreh çështjen po e trajtojnë në bashkëpunim me Drejtorinë e e Inspekcionit dhe Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Asllani tutje u shpreh se lopët që po lëshohen në qendër të qytetit, janë në pronësi të tre pronarëve, për identifikimin e të cilëve në terren kanë dal inspektorët./KlanKosova/