Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana Zefi u arrestua nga policia helvete për shkak se dyshohet për mashtrim, shkruan foldrejt.com.
Konkretisht Zefi sëbashku me vëllain e saj dyshohen se ka mashtruar një çift në Valais me rreth 700 mijë franga, kurse policia e Luzernit ka nisur hetimet rreth kësaj akuze.
Petra (52) dhe Hans Z. (53) janë çifti që ka paraqitur ankesë ndaj këngëtares shqiptare dhe vëllait të saj. Ata thonë se janë futur në borxhe dhe kanë humbur pasurinë e tyre. “Unë jam mashtruar, shantazhuar dhe kërcënuar”, tha Petra.
Por tashmë sipas medias më të madhe zvicerane BLICK, Loredana Zefi mund të dëbohet nga vendi ashtu siç u dëbua para pak kohësh këngëtari shqiptar Besko. Këto fajësime, nuk falet nga ligji zviceran.