Loredana ka qenë tejet aktive me projekte muzikore dhe një të radhës do të sjell edhe këtë të enjte (5 mars).
Reperja e mirënjohur ka ndarë imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit përmes llogarisë së saj në Instagram.
“Sytë janë dritare për shpirtin !! E enjte 23:59 Nuk ndjehem më si ajo”, ka shkruar Loredana sipër imazheve të publikuara.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit “Kein Wort” që e solli në bashkëpunim me artisten gjermane, Juju.
Ndryshe, Loredana krahas karrierës së suksesshme që po ndërton përtej kufijve shqiptarë, është edhe nënë e përkushtuar e një vajze.