Një seri tërmetesh më të forta, prej të cilëve i pari ishte me magnitudë 4.2 ballë, goditën sot Malibu pranë Los Anxhelosit, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Pas tërmetit të parë, pasuan edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 3.5 dhe 2.9 ballë.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 16 kilometra në jug të plazhit Malibu dhe rreth 25 kilometra në jugperëndim të Santa Monica./FolDrejt/