Sipas gazetës spanjolle AS nëpërmjet Tribal Football, Real Madridi është i përgatitur të bëjë një ofertë marramendëse për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të Manchester Cityt, Joao Cancelo, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Cancelo, 28 vjeç, është caktuar si objektivi kryesor i presidentit të Realit, Florentino Perez dhe krahut të tij të djathtë Jose Angel Sanchez, teksa ata kërkojnë një pasardhës afatgjatë të veteranit të prirur ndaj lëndimeve, Dani Carvajal.
Pengesa kryesore për çdo marrëveshje të mundshme është se Cancelo ka një kontratë me Etihad që zgjat deri në vitin 2027 dhe është i preferuari i shefit të Cityt, Pep Guardiola, i cili nuk pritet se do të pranojë largimin e lojtarit.
Edhe nëse Reali arrin disi t’i bindë Qytetarët, nuk do të jetë një marrëveshje e lirë pasi City nuk do ta lërë të shkojë përveç nëse pranon një çmim të lartë që besohet të jetë më i madh se 70 milionë euro. /FolDrejt/