Nga partia qeveritate e drejtuar prej Kryeministrit, Zoran Zaev kanë njoftuar se prej sot fillojnë me aktivitetet partiake në stilin e tribunave me qytetarë. Takimi i parë do të fillojë sot në Shtip, ndërsa motoja e re e kësaj partie do të jetë “Në rrugë të drejtë”.
Në këto tribuna do të marrë pjesë udhëheqësia më e lartë e kësaj partie me në krye kryetarin e saj, Zoran Zaev.
Takimi i sotëm në Shtip fillon prej orë 13, ndërsa krahë Zaevit në këtë tribunë do të jetë edhe nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska.